VMRO – DPMNE, shteti është shndërruar në vegël të LSDM-së
20.06.2017 11:46
Përmes një kumtese dërguar mediave, VMRO – DPMNE -ja e akuzon LSDM-në.....

Përmes një kumtese dërguar mediave, VMRO – DPMNE -ja e akuzon LSDM-në se e ka shndërruar shtetin në vegël partiake, edhe pse paralajmëroi departizim.
VMRO – DPMNE -ja i qaset rastit të Oliver Spasovskit, që tashmë është nënkryetar i LSDM-së, duke e krahasuar me rastin e Gordana Jankuloskës, e cila nga LSDM-ja konsiderohej si çështje problematike për shkak të funksionit të saj në parti. Sipas tyre, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshiron që ta shpëtojë veten nga ndjekja penale dhe nga procesimi i veprave penale ndaj tij.
