Maqedoni

Tetovë, përurohet rruga Brodec - Veshallë - Bozofcë

20.06.2017 15:45

Problemit disavjeçar i rrugës për banorët e fshatrave Brodec, Veshallë dhe Bozofcë, më në fund i erdhi fundi...

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, me këtë rast theksoi se ky projekt ka qenë ndër projektet më kapitale, ndërsa po projektohet edhe pjesa e urës, e cila vitet e fundit ka qenë ankth për këtë pjesë të banorëve, e sidomos pas vërshimeve të fundit.
 
“Ajo që për mua sot është kënaqësi e vërtetë është fakti që e kemi përfunduar projektin, njëri ndër projektet më të mëdha kapitale të komunës së Tetovës, ajo është rruga Shipkovicë-Brodec. Përgjithësisht i gjithë investimi kap mbi 500 mijë euro vlerë që ne e kemi kofinancuar. Ne kemi pasur faktikisht kalimi ose urë më të thjeshtë, mirëpo vërshimet e çdo viti na kanë bërë që të mendojmë që aty na duhet një projektim pak më afatgjatë dhe zgjidhje më afatgjate. Aty jemi duke bërë projektim që bën pjesë në planin e aksionit sa i përket vërshimeve”,- theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Përfundimin e rrugës e kanë mirëpritur edhe banorët e kësaj pjese.
 
“Dihet se mirë është t’i bëjnë gjithë kështu. Jam i gëzuar shumë, po duhet ende të punohet, nuk kemi vërejte, por duhet të vendohen edhe mbrojtëse anash”,- theksoi një banor.
 
“Është lehtësuar shumë, por nuk është vetëm puna e rrugës po ka punë tjera, ura duhet të përfundojë”,- tha një banor.
 
Projekti tjetër i shumëpritur për banorët e këtyre fshatrave është rruga Tetovë – Banjë – Brodec, ku aktualisht po punohet faza e parë, projekt që do të shkurtonte gjysmën e rrugës së fshatrave Brodec, Veshall dhe Bozofcë. 
 
VISAR SADIKI