Maqedoni

Tërmet prej 3,9 ballësh

20.06.2017 16:41

Një tërmet me intensitet prej 3,9 ballë sipas shkallës së Rihterit...

Një tërmet me intensitet prej 3,9 ballë sipas shkallës së Rihterit, në orën 3:10 minuta e ka goditur pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, respektivisht rajonin epiqendror të Ohrit.

Epiqendra e goditjes është locuar dhjetë kilometra në veri të Resnjës, në thellësi prej dy kilometrash. Tërmeti u ndje edhe në Ohër, por përveç frikës së banorëve nuk u njoftua për dëme.