Maqedoni
Bashkim Amidi, u. d. kryetar i komunës së Likovës
20.06.2017 17:21
Pas kalimit të kryetarit të deritashëm, Sadulla Durakut, në krye të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor...

Pas kalimit të kryetarit të deritashëm, Sadulla Durakut, në krye të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Këshilli Komunal i Likovës për u. d. kryetar emëroi Bashkim Amidin, këshilltar i deritashëm në Këshillin Komunal. Në një ceremoni rasti, ministri Duraku ia dorëzoi postin e u. d. kryetar i Komunës Bashkim Amidit, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e drejtimit të Komunës.
“Komunën e Likovës e kam gjetur me 800 mijë euro borxh, kurse tani komuna e Likovës me të gjitha projektet që kemi realizuar deri më tani dhe projektet që janë në vazhdimësi, unë uroj që kryetari të porsaemëruar të kësaj komune e ka borxh zero. I uroj sukses dhe shëndet kryetarit të porsazgjedhur dhe besoj se me stafin e komunës do t’i kryejë punët dhe do t’i vazhdojë projektet e filluara”,- tha ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku.
“Unë vij nga këshilli i Komunës, do të vazhdojmë me punën dhe programin që ka kaluar në Këshill. Besoj se nuk do të kem problem për kryerjen e këtyre e obligimeve”,- theksoi u. d. kryetar i komunës së Likovës, Bashkim Amidi.
Ndryshe, Bashkim Amidi është i punësuar në Postat e Maqedonisë - njësia në Kumanovë.
NEXHAT AQIFI
