MAQEDONI

Në USHT mbi 800 absolventë mbaruan studimet

01.06.2014 19:15

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot u mbajt cermonia solemne e hedhjes së kapelave...

Në Universitetin  Shtetëror të Tetovës sot u mbajt cermonia solemne e hedhjes së kapelave nga ana e absolventve ceremoni kjo që shënon mbarimin e studimeve të ciklit të parë. Në këtë solemnitet të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i familjarve të absolventve.  
 
Ceremonin e shpalli të hapur Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i USHT-së Prof.Dr.Arbër Celiku, ndërsa në këtë eveniment i pranishëm ishte edhe zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri i cili theksoi se ky eveniment po dëshmon se USHT-ja është promoter i elitës studentore që i jep mbështetje në forma të ndryshme.
 
Rektori i USHT-së Prof.Dr.Vullnet Ameti theksoi se absolventët janë simboilika e Universitetit të Tetovës dhe se fal tyre ky universityet po ngritet në një universitet me rëndësi në vend dhe rajon.
 
Njëherit në këtë ceremony kapelat i kanë hedhur mbi 800 absolventë të profileve dhe fakulteteve të ndryshme ku në prani të prindërve familjarëve dhe profesorëve të tyre festuan suksesin e aritur gjatë studimeve.
 
Ndërsa si student më të dalluar të kësaj gjenerate u shpallën Doruntina Musa dhe Premton Qamili.
 
MIFTAR EMINI