MPJ: Në takimin Dimitrov-Koxias nuk pati propozime
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka mohuar njoftimet në media se në takimin mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë...

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka mohuar njoftimet në media se në takimin mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë është biseduar për propozime konkrete me të cilat Maqedonia do të anëtarësohej në NATO.
Reagimi vjen pasi mediat greke njoftuan se propozimi i Athinës zyrtare është “Maqedonia e Vardarit” ose “Republika e Shkupit”, me ç’rast nga MPJ e Maqedonisë thonë se gjatë vizitës së ministrit Dimitrov në Athinë është biseduar thjesht për përafrimin e qëndrimeve e jo për propozime konkrete.
Nga kjo ministri thonë se Greqia duhet bindur që të pranojë Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën aktuale, duke vlerësuar se kjo do të ishte në dobi të të dyja vendeve, por edhe për stabilitetin e tërë rajonit.
