Maqedoni
Dhuna e 27 prillit në Kuvend, PThP vazhdon procedurën parahetimore
20.06.2017 17:48
Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka vazhduar me thirrjet e qytetarëve për grumbullimin e informacioneve për dhunën e 27 prillit në Kuvend...

Nga kjo prokurori nuk japin detaje për personat e thirrur dhe nëse në mesin e tyre janë edhe deputetët e VMRO-së që i hapën dyert e Kuvendit, por vetëm njoftojnë se ekipi i prokurorëve që vepron në këtë lëndë në kontinuitet do të thërrasë persona në pyetje dhe do të ndërmerr edhe masa tjera për sigurimin e raportimeve me shkrim, dëshmive dhe shqyrtimin e tyre.
Ata kumtojnë se po mbledhin dëshmi në bazë të të cilave do të vlerësohet nëse ka veprim apo shenja të veprës penale dhe kush janë kryerësit e tyre, pas çka do të miratohet vendim nëse ka dyshim të arsyeshëm për hapje e hetimeve. Nga Prokuroria thonë se do të thirren të gjithë personat, pa marrë parasysh statusin apo pozitën e tyre personale dhe shoqërore.
“Për shkak specifikës së rastit dhe respektimit të personalitetit dhe prezumimit të pafajësisë, nga Prokuroria nuk i identifikojnë personat e dyshuar”,- thuhet në njoftim.
