Rexhallari fitues i “Margaritarit të Maqedonisë”
Pas medaljes së bronztë të fituar vitin e kaluar në Lojërat Mesdhetare dhe çerekfinales sivjet në kampionatin evropian, Jasin Rexhallari vazhdon me sukseset e tij, duke arritur tani të fitoj edicionin e 38-të të “Margaritarit të Maqedonisë” në mundje………
Pas medaljes së bronztë të fituar vitin e kaluar në Lojërat Mesdhetare dhe çerekfinales sivjet në kampionatin evropian, Jasin Rexhallari vazhdon me sukseset e tij, duke arritur tani të fitoj edicionin e 38-të të “Margaritarit të Maqedonisë” në mundje.
Mundësi i klubit të mundjes Liria, me këtë sukses, dëshmoi se momentalisht, është njëri prej më të mirëve në këtë sport në vendin tonë, ndërsa pos tij, në turneun e mbajtur dje në palestrën sportive të shkollës së mesme Zef Lush Marku, me kupën e mundësit më të mirë vendas u kurorëzua Boban Danov dhe me ate të mundësit më të mirë të huaj, Egzon Shala nga Shqipëria.
“Kjo është hera e parë që unë fitoj në këtë turnir, që ishte mjaft i fuqishëm. Falenderimi shkon deri te kryesia e klubit, deri te trajnerët, për ndihmën që më kanë dhënë deri më tani, pasi ky sukses nuk arrihet vet. Shpresoj që tani të paraqitem në kampionatin botëror dhe të arrijë rezultat të mirë dhe shpresoj që deri më vitin 2016 të mbushi edhe normën olimpike”, është shprehur Rexhallari.
Të kënaqur nga trofeu i fituar nga Jasin Rexhallari, por edhe për nga paraqitja e mundësve tjerë të klubit, ishin edhe trajneri i Lirisë dhe seleksionuesi i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi si dhe njeriu numër një i klubit, Betim Vrenezi.
“Mendoj se Jasin Rexhallari e vërtetoj formën e mirë të cilën e kishte në kampionatin evropian. Është interesant fakti që kupa e “Margaritarit” dy herë rresht fitohet nga klubi i mundjes Liria. Ky sukses është për çdo lëvdatë, pasi kishim shumë mundës të ri, posaqërisht nga klubi ynë i Lirisë. Morrën pjesë edhe disa mundës shumë cilësorë, siç janë Dejan Mitrov, Boban Danov, të cilët dëshmuan formën e mirë, por mendoj prap se prap, se Jasini e meritoj të fitoj “Margaritarin e Maqedonisë”, u shpreh seleksionuesi i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi.
“Besoj se ishte një turnir shumë i fortë, ku morrën pjesë gjithsej gjashtë shtete, të cilat treguan gara shumë të mira. Jasini ishte pak më I dalluar se të tjerët dhe jo rastësisht e fitoj kupën e mundësit më të mirë të “Margaritarit të Maqedonisë””, tha pas suksesit të ri të klubit të mundjes Liria, kryetari Betim Vrenezi.
Për fund, do shtuar se publiku kishte shfaqur interes të madh për të përcjellur edicionin e 38-të të “Margaritarit të Maqedonisë”, në të cilin gjatë hapjes solemne, prezent ishte edhe kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, i cili të pranishmëve iu drejtua edhe në gjuhën shqipe, me ç`rast një gjë e tillë, ndodhi për herë të parë në historinë e këtij manifestimi sportiv, ndër më të vjetrit në vendin tonë. (Mustafa Ademi, TVM2)