Botë
Sulmuesi i policisë i njohur nga Inteligjenca franceze
20.06.2017 20:31
Inteligjenca Franceze e njihte agresorin 31-vjeçar që sulmoi një ditë më parë një furgon policie në zemër te Parisit...

Të dhënat e reja, tregojnë se Adan Lofti Djaziri, ishte skeduar si një individ me rrezikshmëri nga shërbimet e inteligjencës që prej vitit 2013.
31-vjeçare mbante rreth 9 mijë municione në makinën e tij “9.000 Renault Megane”, por jo me pak armë dhe municione u gjeten në shtëpinë e tij gjatë kontrollit të policisë franceze.
Lofti kishte lindur ne Francë ne vitin 1985, djali i një tuniziani dhe një polakeje.
Mediat vendase raportuan se Lofti rikthehej ne Tunizi ku mendohet se frekuentonte ambientet e ekstremisteve islamike dhe veçanërisht grupin terrorist Al Sharia.
Katër nga familjaret e 31-vjeçarit u vunë në pranga nga policia franceze.
Një ditë më parë, francezi me origjine nga Tunizia u lëshua me makinën e tij drejt një furgoni policie ne zemër të kryeqytetit francez. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasjes./Tv Klan
