Botë
Portugali, aksidentohet një avion që po luftonte me flakët
20.06.2017 21:28
Një aeroplan “bombardues” uji që po luftonte flakët e zjarrit të madh në Portugalinë qendrore është rrëzuar, sipas raportimeve të mediave lokale...

Aeroplani zbriti në Louriceira në Pedrogao Grande ku zjarri është më i ashpër dhe që ka shkaktuar mbi 60 viktima.
Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile ka konfirmuar se avioni u rrëzua, por nuk dihet për viktima. Avionë të tillë zakonisht mbaj dy persona në bord.
Më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë marrë jetën e të paktën 64 personave dhe kanë plagosur 130 të tjerë të shtunën.
Shumë nga viktimat vdiqën pasi mbetën të bllokuar në makina, ndërsa u përpiqnin të iknin. Në operacion janë angazhuar 17 aeroplanë dhe 4 helikopterë./Ora News
