Kryeministri Zaev vazhdon vizitën në Sofje, në fokus të ditës së dytë ekonomia

21.06.2017 09:54

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev...

Kryeministri, Zoran Zaev, vazhdon sot vizitën zyrtare në Bullgari dhe për dallim nga dita e parë e vizitës ku në fokus kishte marrëdhëniet për fqinjësi të mirë, dita e dytë ka në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Pas takimeve të djeshme me kryeministrin, Bojko Borisov, dhe presidentin, Rumen Radev, kryeministri Zaev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, do të takohet me ministren e Energjetikës, Temenushka Petkova.

Në takimin me Borisovin, kryeministri Zaev mori mbështetje dhe ndihmë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO, dakorduan nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që sipas paralajmërimeve duhet të ndodhë në kremtimin e përbashkët të Ilindenit më dy gusht në Maqedoni.

Të dy kryeministrat theksuan se lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë duhet të risaktësohen disa hollësi të cilat do të punojnë në ministritë e punëve të jashtme.