Koncert i Omer Faruk Tekbilek në hapjen e Verës së Shkupit

21.06.2017 10:22

Me koncert të njërit nga muzikantët më me ndikim turk dhe kompozitorit që jeton...

Me koncert të njërit nga muzikantët më me ndikim turk dhe kompozitorit që jeton dhe punon në SHBA, Omer Faruk Tekbilek, sonte në Operën dhe baletin e Maqedonisë do të hapet Vera e 38-të e Shkupit.

Program të pasur për çdo shije me mbi 50 përmbajtje, do të ofrojë edicioni i i sivjetshëm i 38-të i Verës kulturore të Shkupit ku do të paraqiten 100 artistë në skenat e hapura nëpër qytet.

Elizabeta Kuzmanovska, anëtare e Bordit drejtues të Verës së Shkupit në konferencën e djeshme për media informoi se banorët, por edhe vizitorët e Shkupit në muajt e verës do të kënaqen dhe do të mund të zgjedhin të marrin pjesë në 20 koncerte, tetë shfaqe, tre promovime të librave dhe 10 projeksione filmike në kafe kinemanë, e cila sivjet do të mbahet në hapësirën e shkëlqyer ambientale të Suli anit.

Ajo iu falënderua më shumë ambasadave në Shkup për bashkëpunim në organizimin e manifestimit, në të cilën do të marrin pjesë mbi 100 artistë në skenat e hapura nëpër qytet, siç janë sheshet, Çarshia e Vjetër e Shkupit, ndërsa mbështetje kanë pasur edhe nga institucionet nga sfera e kulturës siç janë OBM, TKM, Teatri i Dramës, QIK dhe të tjera.

Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit i cili së bashku me Ministrinë e Kulturës është organizator dhe financues i manifestimit, theksoi se edhe këtë vit do të ofrohet program cilësor edhe më i mirë në krahasim me vitet paraprake. Ai u bën thirrje shkupjanëve, turistëve dhe vizitorëve në qytet të marrin pjesë në ngjarjet e shumta kulturore që do të mund t'i vizitojë në 40 ditët e ngrohta verore.

Tekbilek, i cili mori pjesë në konferencën për media theksoi se personalisht ndjehet më i lumtur për prezencën në Shkup dhe mundësinë që të mbajë koncert.

Programi i sivjetshëm i Verës të Shkupit do të zhvillohet në 18 lokacione dhe hapësira në Shkup, siç janë teatrot, galeritë e artit, muze, Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Suli an, zonën qendrore të qytetit, të cilat gjatë verës shndërrohen në skena verore.