Flensburgu gjerman shpallet kampion i Champions League
Në një finale gjermane, festoi me meritë ndaj rivalit Kiel me rezultatin 30-28. Portieri Mattias Andersson heroi i takimit…..

Hendbollistët e ekipit gjerman Flensburg kanë fituar turneun final të Ligës së Kampionëve të Evropës në hendboll pasi në finalen gjermane të zhvilluar para 20 mijë shikuesve në Keln, mposhtën hendbollistët e Kiel me rezultat 30:28.
Edhe pse ne pjesen e pare Kiel kishte epersi prej +6 golash, Flensburgu beri rikthese, qe deri ne fund me merite te festoje titullin.
Kësisoj, Flensburg në tentimin e tretë arriti deri tek titulli i parë i kampionit ekipor të kontinentit të vjetër. Në vitin 2004 ishin mposhtur në finale nga skuadra sllovene Pivovarna Lashko e Celjes, ndërsa në vitin 2007 e humbën finalen nga rivali i sotëm - THË Kiel, që ka fituar Ligën e Kampionëve edhe në vitet 2010 dhe 2012.
Më meritori në fitoren e Flensburgut përveç portierit suedez, Mattias Andersson që ndali 20 gjuajtje, ishin Anders Eggert dhe Lasse Svan, me nga 7 gola, derisa tek Kieli u dallua Aron Palmarsson me 6 gola i cili u shpall edhe MVP i ndeshjes.
Nderkohe Barcelona ka fituar vendin e tretë pas fitores ndaj ekipit hungarez, Veszprem me rezultat 26:25. (Denis Shabani, TVM2)
