Osmani në Sofje, Maqedonia kërkon mbështetje për integrimet

21.06.2017 12:17

Pjesë e delegacionit qeveritar në Sofje është edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani...

Pjesë e delegacionit qeveritar në Sofje është edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili takoi dje zëvendëskryeministrin bullgar, përgjegjës për fonde dhe politikë ekonomike, Tomislav Donçev.

Dy bashkëbiseduesit biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për mundësitë e mbështetjes së vendit nga ana e Bulgarisë në aspiratat evropiane dhe euroatlantike.