Gjykata Kushtetuese shqyrton sot nenin për përgjimet elektronike

21.06.2017 12:33

Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë...

Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike me të cilin operatorët obligohen që ”të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për të mundësuar përgjimin nëpërmjet rrjeteve të tyre”.

Nisma në fjalë është dorëzuar në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi me publikimin e përgjimeve dhe e njëjta sot po merret në shqyrtim.

Gjykata do të diskutojë edhe për shpërbërjen e Kuvendit në vitin 2016 dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një iniciativë e cila u dorëzua së fundmi me arsyetimin se këto dy  veprimet janë bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Do të diskutohet edhe për marrëveshjen kolektive të  Ministrisë së Punëve të Brendshme.