Aksident trafiku në Haraçinë, humb jetën 60 vjeçari, Sabri Shabani
21.06.2017 12:42
Në një aksident trafiku në komunën e Haraçinës....

Në një aksident trafiku në komunën e Haraçinës, një person ka humbur jetën dhe një fëmijë është lënduar.
Në këtë aksident ka mbetur i vdekur 60 vjeçari, Sabri Shabani, i cili është shtypur nga një kamion që po bartte dru, ndërsa është lënduar edhe 6-vjeçari, Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit.
I lënduari është shtrirë në spital në gjendje të rëndë. Dëshmitari ka treguar se viktima është përpjekur që ta shpëtojë nipin, duke sakrifikuar veten.
