Siri, vritet myftiu i madh i ISIS, Turki Binali
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik...

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, ka konfirmuar se kleriku i lartë i vetëshpallur i këtij grupi, Turki Binali, është vrarë nga një sulm ajror në Siri.
“Forcat e koalicionit e kanë vrarë të vetëshpallurin myftiun e madh të IS-it, Turki Binali, gjatë një sulmi ajror më 31 maj, në Majadin në Siri”, ka njoftuar dje koalicioni.
Aktivistët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik patën raportuar në atë kohë për vdekjen e Binalit, por deri tash nuk ka pasur konfirmim zyrtar.
Binali ishte me origjinë nga Bahrejni dhe ishte njëri prej predikuesve më të dukshëm të Shtetit Islamik dhe rregullisht paraqitej në videot propaganduese të këtij grupi ekstremist.
