Shkarkimi i Zvrlevskit, Kuvendi do të vendosë më 3 korrik

21.06.2017 15:55

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit...

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit, është në rend të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit të caktuar për më 3 korrik, si pikë e fundit, e 30, e rendit të ditës.

“Shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit, e 30-ta e rendit të ditës. Propozimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, para skadimit të mandatit, është për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë joligjore, jo në kohë dhe nuk e ka kryer në mënyrë profesionale. Gjithashtu, për sjelljen dhe veprimin e tij i emëruari tregon se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit”,- qëndron në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend.

Qeveria në seancën e së premtes, javën e kaluar, e mori vendimin për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa më parë edhe Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv, gjegjësisht e pranoi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit aktual shtetëror publik.

Për shkarkimin e tij është e nevojshme shumicë e votave prej 61 deputetëve.