Tenderi i ri i ELEM-it, reagon Lëvizja “Besa”: Është i dyshimtë
Lëvizja “Besa” ka reaguar pas tenderit të rëndë afro 47 milionë euro të shpallur nga ELEM....

Lëvizja “Besa” ka reaguar pas tenderit të rëndë afro 47 milionë euro të shpallur nga ELEM, për ndërtimin e sistemit të ngrohjes në Manastir.
Nga “Besa” pyesin publikisht qeverinë e re, se nëse ky tender është fillimi i bashkëpunimit të qeverisë së re me të vjetrën, për interesa materiale.
“Arsyetimi se ELEM nuk e mori parasysh kërkesën e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike të qeverisë së re, Koço Angjushev, që të anulohet ky tender, nuk është bindës për opinionin e as për ne”,- thonë nga “Besa”.
Sipas saj, nëse qeveria e re mundohet të bindë opinionin se do por nuk mundet të ndalë tenderin në ELEM për shkak të drejtorëve të pushtetit të kaluar, kjo dëshmon sa shumë gaboi kryeministri i ri kur vendosi që në kabinetin e tij të përfshijë elemente të ricikluara të regjimit të kaluar.
Lëvizja “Besa” paralajmëron se nuk do të tolerojë marrëveshje në dëm të taksapaguesve në Maqedoni.
