Pritjet e BE-së nga RM, Zhbogar: Reformat të arsyetojnë optimizmin e qytetarëve

21.06.2017 17:14

BE dhe Bashkësia Ndërkombëtare presin nga Qeveria e re...

BE dhe Bashkësia Ndërkombëtare presin nga Qeveria e re dhe të gjithë politikanët në vend të mbajnë të gjallë optimizmin që vërehet te qytetarët dhe reformat të kontribuojnë në këtë drejtim.

Kështu u shpreh euroambasadori, Samuel Zhbogar, pas takimit me kryetarin e komunës së Ohrit, Nikolla Bakracevski. BE i sugjeron Qeverisë që të angazhohet për zbatimin e reformave të nevojshme.

“Mendohet për reforma që do të rezultojnë me gjyqësi të pavarur, që do t’i trajton njëlloj të gjithë qytetarët dhe institucionet e pavarura të sistemit. Kur themi reforma mendojmë që njerëzit, biznesmenët dhe organizatat joqeveritare të ndjejnë se kur do jenë lëndë e kontrolleve inspektive, të mos dënohen për arsye iracionale. Njëkohësisht BE mendon për reforma për media të pavarura, që do të informojnë në mënyrë objektive dhe kështu do t’u mundësojnë njerëzve që në mënyrë të pavarur të formojnë mendimin e tyre”,- deklaroi shefi i misionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar.

Sipas euroamabasadorit Zhbogar, rekomandimet e BE-së për reforma nuk nënkuptojnë afate strikte.

“Nuk kemi thënë se shtatori është afati i fundit kur Qeveria duhet t’i dorëzojë këto reforma. Ne jemi për realizimin e reformave gjatë muajve të ardhshëm. Kuptohet se kur bëhet fjalë për çështje të komplikuara kërkohet më shumë kohë, siç është realizimi i parimeve të demokracisë, sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësisë, që janë procese që duhet të realizohen hap pas hapi”,- u shpreh shefi i misionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar.

Zhbogar është përgjigjur edhe në pyetjen për shkarkimin dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Sipas tij, prokurori i ri publik, Zhbogar, duhet të jetë i depolitizuar, i pavarur, me autoritet dhe kredibilitet, dhe për emërimin e tij do vendosë përbërja e re parlamentare. (Flutura Latifi, TVM2)