Xhaferi takon ambasadoren Alt’hauzer, rikonfirmohet mbështetja gjermane për RM-në
Ambasadorja gjermane, Kristinë Atlhauzer, është takuar sot me kryeparlamentarin Xhaferi...

Ambasadorja gjermane, Kristinë Atlhauzer, është takuar sot me kryeparlamentarin Xhaferi, të cilin e ka porositur se përbërja e re kuvendore ka para vetes detyra të rëndësishme dhe funksioni kryetar i Kuvendit luan rol kryesor.
Gjermania, vazhdon me mbështetjen e vazhduar në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare gjermane pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës.
Xhaferi theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si servis i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.
