Maqedoni
Prokuroria Publike Speciale po numëron ditët e fundit dhe ende nuk dihet nëse do të mund të hapë
21.06.2017 18:38
Ohri, mund të humbasë vendin në listën e UNESKOS nëse autoritetet nuk ndalojnë projektet infrastrukturore që po dëmtojnë këtë perlë të natyrës...

UNESCO rekomandon analizimin e projekteve dhe konstatimin e efektit të tyre ndaj ambientit jetësor. Edhe Shoqata ekologjike e Front 21/42, kërkon ndërprerjen e projekteve të dëmshme dhe ruajtjen e rajonit të Ohrit. 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar kartolina, kërkesë të cilat iu dorëzuan sot kryetarit të Kuvendit.
“Këtu jemi për t’iu dhënë kartolinat me shënimet e 7 mijë qytetarëve, që kërkojnë të sillni moratorium për projektet e dëmshme dhe implementimin e ligjin për menaxhimin me rajonin e Ohrit. Suspendimi i projekteve gjithashtu është përkrahur edhe nga 20 mijë turistë që kanë nënshkruar peticionin elektronik”,- deklaroi Aleksandra Bujarovska nga Shoqata ekologjike Front 21/42.
“Besoj se kjo nismë do të hasë në përkrahje më të gjerë të qytetarëve dhe do të kontribuojë në ndryshimin e vetëdijes tonë ndaj mjedisit jetësor, raportin tonë ndaj margaritarit tonë si trashëgimi botërore natyrale dhe pasuri e Maqedonisë dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike. Më gëzon fakti që këtë nismë e përkrahin deputetët e më shumë partive parlamentare që formuan grup joformal të emërtuar “Miqtë e UNESCO-s””,- theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Ruajtja e vlerës së rajonit të Ohrit duhet të jetë prioritet për institucionet përkatëse. Sipas deklarimeve të UNESCOS, konservimi i tërësishëm është i ndjeshëm dhe nëse rekomandimet prioritare nuk implemtohet për 2 vite, ekziston rreziku që rajoni i Ohrit të jetë në listën e pasurive botërore në rrezik”,- tha Maja Moraçanin nga Grupi joformal “Miqtë e UNESCO-s”.
Ministri i Ekologjisë, ndërkohë, u zotua se do t’i zbatojë projektet për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.
“Ministria e Ambientit si dhe ministritë përkatëse japin përkrahjen që të sigurojnë mbrojtje të integruar dhe promovimin e trashëgimive natyrore, sidomos në rajonin e Ohrit dhe Prespës, si një segment i mjedisit jetësor”,- u shpreh ministri i Ambientit, Sadulla Duraku.
Në kuadër të politikave zhvillimore - strategjike, Ministria e Ambientit në vazhdimësi zbaton aktivitete për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave nëpërmjet avancimit të implementimit të legjislacionit kombëtar dhe përmbushjen e detyrave në pajtim me direktivat e BE-së, tha Duraku.
GAZMEND KURTISHI
