Maqedoni

Gruevski në Samit të PPE-së në Bruksel, takime me Tuskun, Mogherinin dhe Mekalisterin

21.06.2017 18:53

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe një delegacion i partisë, po qëndrojnë në Bruksel të ftuar në Samitin e Partisë Popullore Europiane...

Gruevski shfrytëzon vizitën edhe për takime të tjera, ndër të cilat me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tus, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET), Dejvid Mekalister, dhe nesër edhe me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini.

Ngjarje qendrore nga vizita dyditore e ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel është Samiti i nesërm i Partisë Popullore Evropiane, grupi më i numërt i deputetëve në Europarlament, anëtare shoqëruese e së cilës është edhe VMRO-DPMNE-ja. Të premten, ndërkohë, pritet takimi i Gruevskit me raportuesin për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll, dhe eurodeputetë të tjerë.