VMRO-DPMNE: Zaev të tregojë çka ka dakorduar në Sofje
Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të Maqedonisë...

Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të Maqedonisë dhe figura më e dashur midis të gjithë nacionaliteteve të cilët garojnë në qëndrimet anti-maqedonase, thekson VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.
"Zoran Zaev e udhëheq qeverinë e Maqedonisë dhe i detyrohet popullit të Maqedonisë me sqarim se ku e ka parë nacionalizmin dhe urrejtjen në sjelljen e Maqedonisë dhe tani ai ka vendosur të hap një faqe të re?", thuhet në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, "Zaev në vizitën dyditore në Bullgari e ka goditur ashpër shtetin e Maqedonisë".
VMRO-DPMNE-ja kërkon mbikëqyrje në atë që Zaev ka dakorduar gjatë vizitës në Sofje.
"Populli i Maqedonisë kërkon mbikëqyrje në përmbajtjen e marrëveshjes të cilën Zaev është dakorduar ta nënshkruajë. LSDM-ja nuk është opozitë dhe duhet t'i përgjigjet popullit të Maqedonisë rreth dilemave të cilat e shqetësojnë pas vizitës dyditore në Bullgari të Zoran Zaevit", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
