Forum rajonal për punësimin e të rinjve

22.06.2017 12:34

Në organizim të Qendrës për dialog interkulturor sot në Shkup....

Në organizim të Qendrës për dialog interkulturor sot në Shkup do të mbahet forum rajonal WEBWORK: Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor punojnë në punësimin e të rinjve! - Iniciativë rajonale për qasje të përbashkët ndaj punësimit të të rinjve.

Sipas organizatorit, forumi rajonal pritet të grumbullojë 150 të rinj, faktorë shoqëror dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në ngjarje do të marrin pjesë dhe do të kenë fjalime të rinj, përfaqësues të organizatave civile, institucione qeveritare, të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet dhe përfaqësues nga Agjencia për të rinj dhe sport.

Programi përfshin dy sesione plenare, tre punëtori, folës mysafirë, gjegjësisht fjalime të ekspertëve në fushën e punësimit dhe politikave për punësimin e të rinjve, si dhe transmetim më i gjerë i praktikave të mira në nivel rajonal; prezantim i portofolit të aftësive rajonale për punësim, trajnime specifike për avancimin e aftësive dhe kompetencave për punësim efikas të të rinjve.