Komuna Çair, nisin punimet në rrugën "Kemal Ataturk"

22.06.2017 13:03

Komuna Çair vazhdon me realizimin intenziv të projekteve...

Komuna Çair vazhdon me realizimin intenziv të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Pas përfundimit të procesit të instalimit të rrjetit atmosferik, tashmë kanë filluar punimet për asfaltimin e tërësishëm të rrugës "Kemal Ataturk" në lagjen Serava edhe pse fillimisht ishte i paraparë vetëm realizimi i procesit të arnimit në këtë zonë.

 Pas shqyrtimit të gjendjes faktike, Komuna Çair vendosi të bëjë riparim të plotë me trotuare të rrugës në fjalë. Procedura administrative e përpilimit të dokumentacionit projektues ka përfunduar dhe ditëve në vazhdim do të finalizohet procesi i asfaltimit dhe riparimit të trotuareve.