Shtohet numri i banorëve në botë, OKB: rritja në vendet e varfra
Popullsia e botës do të rritet nga 7.6 miliardë – sa është këtë vit – në 9.8 miliardë në vitin 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara. India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet ta zëvendësojë Kinën me 1.4 miliard banorë, si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh.

Në raportin që publikoi sot, OKB-ja tha se vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë: India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia. “Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe të tjera”,- vlerësoi OKB-ja. Sipas të njëjtit raport, popullatat në Europë, Japoni dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër.