Autostrada Ohër-Kërçovë, Sugarevski: Seriozisht po hasim problem në ndërtim

22.06.2017 16:54

Ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë me të vërtetë po has probleme.....

Ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë me të vërtetë po has probleme në ndërtim për shkak të dokumenteve projektuese, ka deklaruar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Ai tha se Qeveria dhe Ministria resore po bëjnë çmos që ngecja e intensitetit të punëve ndërtimore të rritet me qëllim që sadopak të ruhen afatet kohore të parapara për ndërtimin e autostradave.

“Ato probleme më së shumti kanë të bëjnë me dokumentet projektuese që nuk janë në pajtueshmëri me realitetin, që do të thotë teren, ka jostabilitet të sipërfaqes, ka numër seriozisht të madh të objekteve për dislokim, këtu flas për objekte elektro-energjetike si dhe problem me ekspropriacionin”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Sugarevski tha se për këtë qëllim qytetarët kanë ndarë shuma të mëdha të të hollave dhe se për të njëjtat Qeveria ka marrë obligim që të ndërtohen. Ai gjithashtu përmendi se çështja me autostradën po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale, e cila mund të kontribuojë në zbardhjen e rastit.

Ndryshe, sot një grup prej rreth 150  punëtorëve të angazhuar në autostradën Ohër - Kërçovë kanë dalë në grevë për shkak të parregullsive të shumta ndaj tyre, siç janë vonesa e pagesës së të ardhurave personale dhe mosrespektimi i marrëveshjeve për punë nga ana e punëdhënësit. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)