Eshtrat e viktimave sillen në objektin e ish-komunës së Zajazit

22.06.2017 18:34

Eshtrat e viktimave sillen në objektin e ish-komunës së Zajazit....

Eshtrat e viktimave sillen në objektin e ish-komunës së Zajazit dhe pas ekspertizës dhe raportit të prokurorisë publike ata do të varrosen në kompleksin “Nëna shqiptare” në Zajaz.

Kockat e viktimave që u gjetën në lagjen Zajaz Xhuma në shtatorin e vitit të kaluar u dërguan në institutin e mjekësisë ligjore në Shkup dhe ekspertët e kësaj lëmie në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, së shpejti do të prezantojnë raportin përfundimtar lidhur me eshtrat e viktimave të gjetura në varrezat masive, tha kryetari i komisionit, Musli Musliu.

Anëtari u këtij komisioni, gazetari Adem Xheladini, potencoi se në rajonin e Kërçovës ka dhjetëra varreza masive dhe eshtrat e këtyre viktimave nga periudha të ndryshme kohore duhet të identifikohen dhe të varrosen me respektin që e meritojnë.

Masakrat ndaj popullatës civile dhe viktimat që janë futur në puse, shpella dhe varreza masive, janë mbajtur sekret nga pushteti monist. Familjarët e tyre akoma nuk e dinë se ku i kanë varret e njerëzve të afërt, që janë viktimizuar duke e mbrojtur pragun e shtëpisë.