Ligji për sipërmarrësit socialë në përgatitje e sipër, do ta përmirësojë gjendjen e kategorive më të prekura

22.06.2017 18:36

Ligji për sipërmarrësit social, i cili është në përgatitje e sipër....

Ligji për sipërmarrësit social, i cili është në përgatitje e sipër, pritet që ta përmirësojë gjendjen sociale të kategorive më të prekura të qytetarëve.

Përvojat e shteteve të huaja tregojnë se formimi i këtij lloji të ndërmarrjeve ndikon në hapjen e vendeve të reja të punës, ku për këtë qëllim BE ndan fonde për t’i ndihmuar këto ndërmarrje.

“Ndihma për t’i aktivizuar ndërmarrësit socialë në suaza të ligjit mund të vijë edhe nëpërmjet ndihmës logjistike, gjegjësisht mundësimit të resurseve, fondeve për furnizime të pajisjeve të nevojshme nëse bëhet fjalë për proces të prodhimit, si dhe me subvencione dhe lehtësime në pagesën e pagave dhe detyrimeve ndaj shtetit”,- deklaroi liderja e Fondit të EU - Projektit për Sipërmarrësi Sociale në Maqedoni, Barbara Sadoska.

Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave ndau grande në vlerë prej 6 mijë euro për 10 sipërmarrje të cilat janë transformuar nga shoqatat joqeveritare në sipërmarrje sociale.

“Sipërmarrësia sociale është një formë e re e aktivitetit ekonomik për të cilën shoqata joqeveritare janë të gatshëm të punojnë dhe në këtë mënyrë në tregun e punës t’i kyçin edhe kategoritë më të prekura të qytetareve”,- tha drejtoresha e Qendrës për Hulumtim dhe Krijim, Marija Ristovska.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale paralajmëron debat publik për përgatitjen e një ligji cilësor për sipërmarrësi sociale.

“Nëse deri tani mendohej për sipërmarrjet sociale si mundësi për hapjen e vendeve të reja për grupet e rrezikuara, unë mendoj se duhet të bëjmë zgjerimin e këtij ligji dhe ta shqyrtojmë sipërmarrësinë sociale si një mundësi për vendosjen e një sistemi plural për mbrojte sociale”,- u shpreh ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carevska.

Në BE funksionojnë rreth 2 milion sipërmarrje sociale. (Gazmend Kurtishi, TVM2)