Tevdovski: Intensivisht punohet në ribalansin e buxhetit
Qeveria intensivisht punon në ribalansin e buxhetit shtetëror....

Qeveria intensivisht punon në ribalansin e buxhetit shtetëror dhe sipas disa burimeve është e mundur që muajin e ardhshëm të jetë gati buxheti i ri.
Ministri i Financave, Tevdovski, nuk dëshiron të spekulojë me afatet, por tha se me rishikimin e buxhetit fillimisht do të shkurtohet komoditeti i ministrave, drejtorëve dhe personave në pushtet.
“Do të bëjmë çmos që të kemi buxhet pragmatik, duke pasur parasysh detyrimet e grumbulluara me vite dhe njëkohësisht do t’u japim mundësi prioriteteve tona reformuese”,- u shpreh Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Ministri Tevdovski nuk mohon se shteti edhe në të ardhmen do të duhet të marrë hua. Ai thotë se ka nevojë për shuma të mëdha për të financuar buxhetin e miratuar nga qeveria e mëparshme.
“Tani synimi ynë do të jenë qytetarët e Maqedonisë, pasi ata e paguajnë çmimin, të paguajnë normë sa më të ulët të interesit për huamarrjet. Po i shqyrtojmë mundësitë në tregun vendor, pasi këtu ka tepricë serioze të likuiditetit, por gjithashtu i shqyrtojmë mundësitë edhe për tregjet e huaja”,- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Numri një i financave thotë se tregjet reagojnë mirë në ndryshimin e qeverisë, stabilizimin politik dhe pritjet për reforma. Bëjmë gjithçka për të lëvizur ekonominë e vendit, tha ministri Tovdevski. (Sanije Duraku, TVM2)
