Deskoska takon Plenumin e Studentëve, konsultime për reformat e shpallura në arsimin e lartë
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Reneta Deskoska....

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Reneta Deskoska, filloi konsultimet për reformat e shpallura në arsim të lartë.
Me këtë rast ajo u takua me përfaqësuesit e Plenumit të Studentëve, me çka diskutuan përfshirjen e përfaqësuesve të tyre në grupin e punës, i cili do të punojë në hartimin e Ligjit për arsimin e lartë.
“Që në paraqitjen time të parë deklarova se do të vazhdojnë reforma serioze në arsim të lartë dhe për këtë qëllimi im kryesor ishte që fillimisht të konsultohem me ato që kanë përfaqësuar revoltën e studentëve për këto ndryshime. Sot biseduam për përfshirjen e përfaqësuesve në punën e Plenumit Studentor, grup i cili do t’i harrojë ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë”,- theksoi monistja e Arsimit dhe Shkencës, Reneta Deskoska.
Dea Zdravkovska nga Plenumi Studentor u shpreh se me gjithë përpjekjen trevjeçare për t’u takuar, më në fund u mbajt takim me ministren e Arsimit dhe se ata nuk e kanë për qëllim të përmbysin ndonjë qeveri por për të kritikuar çdo veprim të tyre të pamatur.
“Nga Plenumi Studentor duan të vazhdojnë të operojnë në mënyrë të hapur, transparente dhe publike. Do ta motivojmë edhe vetë ministren për të punuar në këtë proces, por unë dua t’u kujtoj se Plenumi Studentor nuk është formuar për të përmbysur qeverinë e kaluar, por për të kritikuar çdonjërin që sjell reforma të pamatura dhe të këqija të cilat nuk kanë sfond në arsim dhe prandaj kujtoj ministrin e ri që ne jemi këtu kur ju bëni një veprim të keq”,- tha Dea Zravkovska nga Plenumi Studentor.
Ministrja e Asimit theksoi se ka shumë probleme në arsimin e lartë dhe se Parlamenti Studentor tani për tani nuk është problem kryesor. Lidhur me rishikimin e teksteve shkollore, përfshirë ato të historisë, ministri tha se do të rishikohen të gjitha tekstet shkollore të të gjitha lëndëve.
Një kontroll i të gjitha librave do të jetë pjesë e një procesi që do të debatohet në nivel ekspertësh. Sipas saj, nuk duhet të lejojnë studentët të mësojnë nga librat e gabuar ose tekste me përmbajtje diskriminuese, që nxisin gjuhën e urrejtjes, dhe për këtë duhet një reformë serioze. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
