Samiti i BE-së, marrëveshje për mbrojtje të përbashkët
Edhe Këshilli Europian vendosi zgjatjen e sanksioneve ekonomike për Rusinë...

Edhe Këshilli Europian vendosi zgjatjen e sanksioneve ekonomike për Rusinë, me 6 muaj të tjerë. Lajmin e njoftoi në rrjetin social Tuitter presidenti i Këshillit, Donald Tusk, ndërsa samiti i 28 vendeve anëtare po vazhdonte.
Implementimi i Marrëveshjes së Minskut po zgjatet dhe pikërisht ky është shkaku që KE vendosi zgjatjen e sanksioneve. Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare arritën ndërkohë në Bruksel një marrëveshje sa i përket luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Ujdia parashikon më shumë bashkëpunim ushtarak dhe intensifikimin e përpjekjeve kundër luftëtarëve të huaj edhe me bashkëpunimin e kompanive online. Marrëveshja konsiderohet si një hap historik drejt objektivit të një mbrojtjeje të përbashkët europiane.
Politikat e reja lidhur me këtë objektiv do të mund të mbështeten edhe tek krijimi i një fondi të posaçëm. Të drejtat e 3,2 milionë qytetarëve të BE-së, që jetojnë në Britaninë e Madhe, pas Brexit-it, ishin një tjetër çështje e nxehtë.
