Ministri i Jashtëm norvegjez, Brende, në Maqedoni

23.06.2017 13:51

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende...

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrovin.

Dimitrov dhe Brende kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për mbështetjen dhe ndihmën nga Mbretëria e Norvegjisë për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian, për bashkëpunimin rajonal, si dhe çështje të tjera aktuale të planit ndërkombëtar.

Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri norvegjez do të pritet edhe nga presidenti Ivanov dhe  kryeministri Zaev, ndërkaq do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.