Ekspozitë e piktorit Adin Hebib , në kuadër të manifestimit “ Vera e Shkupit”
Në kuadër të Verës së Shkupit 2017, sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik, Adin Hebib....

Në kuadër të Verës së Shkupit 2017, sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik, Adin Hebib.
Hebib, i lindur në vitin 1955 në Mostar, është shkolluar në Mostar dhe Beograd, studimet i ka përfunduar në Paris , ku nga viti 1983 deri në vitin 1985, ka specializuar ekspresionizmin. Opusi i tij i pasur i fotografive dhe grafiteve përshin skenografi, pllakate, ilustrime të librave dhe monografi.
Adin Habib ka marrë 11 çmime të para evropiane për dizajn grafik. Është fitues edhe i serisë së çmimeve shkencore dhe mirënjohjeve nga më shumë vende të botës. Murali I tij , Rrëfimet e Bosnjë-e Hercegovinës" 1998, gjedet në Uashington , ndërsa të rëndësishme janë edhe puna e përbashkët e Mia Hebib, Edina Seleskoviq dhe Adin hebib në kullën "Prizma e Kaltër" - Avaz Biznis, si dhe murali "Gjeneza e planit tokë" nga viti 2004 në objektin e njëjtë në të cilin ka punua me Edina Seleskoviq (Nju-Jork).
Gjithashtu edhe murali në përfaqësinë e Koka Kolës në Sarajevë "Historia e BeH-së" 2000, teknikë e kombinuar dhe murali "Elements" Importane centër në Sarajevë "Ëndrra amerikane në mënyrë boshnjake" 2008, teknikë e kombinuar.
Veprat e blera të Hebin gjenden në: Vatikan, Presidiumin gjerman, Zagreb, Geteburg, Insbruk, Oslo, Stamboll, Sarajevë, Breten...
Ekspozita do të mbahet në Galerinë NLB.
