Spasovski: Jemi të gatshëm për përballje me refugjatët

23.06.2017 15:29

Maqedonia është e përgatitur për t’u përballur me krizë eventuale të refugjatëve....

Maqedonia është e përgatitur për t’u përballur me krizë eventuale të refugjatëve, thotë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sipas të cilit nuk ka nevojë për qendra shtesë për pranimin e refugjatëve, pasi aktualisht ekzistojnë dy të tilla, një në Gjevgjeli dhe një në Tabanovc.

Ata edhe vitin e kaluar shërbyen për pranim dhe transitim të emigrantëve në valën e krizës së refugjatëve drejt vendeve të BE-së dhe atë dedikim do ta kenë edhe nëse sërish vjen deri te intensifikimi i krizës së refugjatëve, tha ministri.

Si vend jemi mjaft të përgatitur për përballje me krizën e refugjatëve. E ndjekim gjendjen në atë drejtim dhe do të veprojmë njëjtë si deri më tani që nga ana e vendeve nga ruta ballkanike dhe komuniteti ndërkombëtar është vlerësuar si mjaft mirë në çdo pikëpamje”,- deklaroi Oliver Spasovski nga MPB.

BEZAK: SLLOVAKIA DO TË VAZHDOJË TA NDIHMOJË MAQEDONINË

Për mbylljen e rutës ballkanike të migrantëve u angazhuan edhe vendet e BE-së, përfshirë edhe dërgimin e policëve kufitarë, për të ndihmuar organet e rendit të Maqedonisë. Deri më tani në tetë rotacione janë dërguar 190 policë për ndihmë në Maqedoni në vëzhgimin dhe sigurimin e kufirit, deklaroi ambasadori i Sllovakisë, Martin Bezak.

“Deri në fund të vitit do të dërgojmë edhe dhjetëra policë. Sllovakia do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë, ndërkaq në mënyrë adekuate këtë duhet ta bëjnë edhe vendet e tjera nga ruta ballkanike dhe BE-ja”,- u shpreh ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bezak.

Ambasadori Bezak njëherit tha se në vitin 2015 Sllovakia ishte vendi i vetëm që i dërgoi Maqedonisë tetë vagonë për transport të refugjatëve. (Gyltene Sinani, TVM2)