Nikollovski: Pagesa e subvencioneve, javën e ardhshme

23.06.2017 18:07

Nga mesi i javës së ardhshme do të vazhdojë pagesa e subvencioneve...

Nga mesi i javës së ardhshme do të vazhdojë pagesa e subvencioneve nga viti 2016 për bujqit, pagesa e të cilëve u vonua për shkak të krizës së stërzgjatur politike në vend.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thotë se përveç çështjes me Shoqatën Aksionare “Ujësjellësi”, që duhet të zgjidhet deri të martën e ardhshme, të gjitha pengesat e tjera janë tejkaluar për realizimin e 25 milionë eurove të mbetura për 24 mijë aplikues.

"Jemi të gatshëm të kryejmë pagesë të subvencioneve në momentin e njëjtë kur do të përgatiten zgjidhjet në Agjencinë pagesore. Shpresoj se të martën, gjatë ditës, e gjithë procedura do të përfundojë dhe do të zhbllokohet procesi i pagesës së subvencioneve, ndërsa përpunuesit e duhanit do t'i marrin mjetet",- deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Nikollovski, madje, sqaron se është tejkaluar edhe problemi i bujqve që patën me DAP-in. Të gjithë bujqit, edhe pse kanë tatime të papaguara, do të mund t’i marrin këto subvencione, premton Nikollovski, duke shtuar se është zgjidhur problemi edhe me Agjencinë pagesore dhe me përpunimin e zgjidhjes souftverike për shkak të skadimit të marrëveshjes. Nikollovski informoi se me kërkesë të bujqve gjithashtu është zgjatur edhe afati i shpalljes për aplikim për mjetet IPARD deri më 21 korrik të këtij viti. (Rexhep Qamili, TVM2)