Kërçovë, riasfaltohet rruga kryesore e fshatit Garanë

23.06.2017 19:45

Me një investim prej rreth 180 mijë eurosh, përfundon edhe projekti....

Me një investim prej rreth 180 mijë eurosh, përfundon edhe projekti për ndërtimin e rrugës kryesore të fshatit Garanë, në një gjatësi prej 1 mijë metrash, ku janë ndërtuar edhe muret mbrojtëse që njëherit mundësojnë zgjerimin e rrugës deri në 6 metra.

Pas këtij realizimi do të instalohet edhe ndriçimi publik, tha kryetari i BL të fshatit Garanë, Fadil Emini, i cili me këtë rast i shprehu mirënjohje kryetarit, Fatmir Dehari, për këtë projekt që lehtëson qarkullimin rrugor për fshatrat Garanë, Premkë dhe Shutovë.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë angazhimi ynë permanent të cilin tashmë e ndjejnë shumë bashkësi vendore të komunës së Kërçovës, potencoi kryetari, Fatmir Dehari, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në rrugën e fshatit Garanë që kap shumën prej 180 mijë eurosh.  

Gjatë mandatit katërvjeçar, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka realizuar një varg projektesh infrastrukturore në pjesët rurale të komunës dhe në qytetin e Kërçovës, ku me investimet e shumta qyteti ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Aktualisht është duke u punuar në rikonstruimin e rrugës “11 shtatori”, si njëra ndër rrugët kryesore të qytetit të Kërçovës. (Shaban Dalipi, TVM2)