Maqedoni
Filantropët ndihmojnë nevojtarët, sofër e begat edhe për familjet e “Lot dhe Gëzim”
24.06.2017 13:09
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe festës së Bajramit, biznesmen, shoqata humanitare, humanist, filantrop....

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe festës së Bajramit, biznesmen, shoqata humanitare, humanist, filantrop duke ndjerë empati u bashkuan me qëllim që edhe njerëzit në nevojë të kenë ditë sa më të begata dhe më kuptimplote. Disa ndan pako me produkte ushqimore për një muaj, disa u siguruan veshmbathje dhe të tjerët ua shlyen shpenzimet e rrymës dhe qeras.
“Më së paku 10 viteve të fundit i ndajmë 1000-1500 pako me ushqim në vlerë prej 30-50 euro me produktet më të domosdoshmë si sheqer, vaj etj”, tha Jetish Muharemi, nga shoqata humanitare – Nun
“Këtë vit jemi përgaditë për mbi 2000 familje që do tu shpërndajmë pako ushqimore, përvec qytetit të Shkupit këtë vit kemi shpërndarë pako edhe në qytetet tjera”, tha Abedin Arifi, shoqata humanitare, Kalliri i Mirësisë.
Familjarët e pritën me shumë kënaqësi këtë aktivitet ata u shprehën mirënjohës dhe i falënderojnë përzemërsisht bamirësit.
“Falëminderit shumë për këtë ndihmë që na keni sjell, ishalla zoti u jep të gjithëve, ju falëminderit shumë”…
“Zoti i shpërbleftë ata që na kanë ndihmuar, falëminderit shumë allahu u dhashtë më shumë”…
“Falëminderit shumë që më kanë ndihmuar edhe të gjithë të tjerët që na kanë ndihmuar më kanë sjell ndihma shumë falëminderit edhe prej jush”, thanë familjarët.
Në kuadër të aksionit gjithashtu fëmijëve u siguran veshmbathje me qëllim që të ndjehen njejtë si fëmijët e tjerë duke zbatuar ritualin e festës ku fëmijët e presin kremten Bajramit me veshje të reja.
Familjarët synojnë që ndihmat të jenë më të shpeshta me qëllim që të kenë sofër më të bollshme dhe kushte më të mira edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Ndërsa biznesmenët u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë disa prej tyre më shpesh me theks të vecantë familjeve që mungojnë prindërit- jetimëve, familjeve më fëmijë të sëmurë dhe familjeve ku kryefamiljari nuk është në gjendje për të punuar.
RINA TURKESHI
