Botë

Zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, Hyseni: Pas zgjedhjeve, pritet kualicioni PS-PD

24.06.2017 13:31

Më 25 qershor votuesit në Shqipëri do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do të qeverisë shtetin shqiptar për 4 vitet e ardhëshme...

Në garë janë 18 parti apo koalicione, por gara kryesore zhvillohet mes Partisë Socialiste të kryeminsitrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike në opozitë të drejtuar nga Lulzim Basha. Rol të theksuar në këtë garë ka edhe Lëvizja Socialiste për integrim, që deri para fillimit të fushatës drejtohej nga presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ndërsa aktualisht drejtohet nga Petrit Vasili.
 
Për here të pare në këto zgjedhje garon edhe partia LIBRA, e Ben Blushit. Marrveshja mes pushtetit dhe opozitës e njohur si marrveshja Rama-Basha, i uli tensionet gjat fushatës, vlerëson analisti politik Blerim Hyseni, sipas të cilit në këto zgjedhje pritet një rezultat i ngushtë me PS-së dhe PD-së, ndërsa risi do të jetë koalicionimi per her të parë mes dy partive kryesore në Shqipëri. 
 
“Besoj se befasi tjetër do të jetë koalicionimi I Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kësaj here kam përshtypjen se Ilir Meta dhe LSI nuk do të arrijnë të luajnë rolin e vitit 2013, kur do të tallet me dy blloqet më të mëdha politike dh eta luaj rolin e pashait me rezultatet e zgjedhjeve dhe të vendosë de kush do ta qeverisë Shqipërin”, tha Blerim Hyseni, analist politik. 
 
Sipas Hysenit një kolicion mes PS-së dhe PD-së ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE.
 
“Në katër vitet e kaluara, nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria u vlerësua si Kolumbia e Evropës. dhe mënyra e vetme për të luftuar këtë dukuri dhe për ta nxitur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është koalicionimi I dy blloqeve politike”, shtoi Hyseni.
 
Zhvillimet politike në Shqipëri, kanë ndikimin e vet edhe në Maqedoni dhe rajon thot Hyseni. 
 
“Sa më stabile të jetë Shqipëria aq më mire edhe për ne, e në veçanti për Kosovën. Shqiptarët në Kosov dhe Maqedoni për fatin e tyre më shum  duhet të angazhohen vet dhe të kërkojnë ndihmë ashtu siç u kërkua në arritjen e platformës dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, tha Hyseni.
 
Në zgjedhjet e së dieles, të drejtë vote e kanë mbi 3 miljon e 451 mijë votues. Ndërsa mbi 136 të rinjë votojnë për herë të parë. Poashtu sipas statistikave 51 % e zgjedhësve në Shqipëri janë meshkuj dhe 49 % femra.Kutitë e votimit do të hapen në ora 7 të mëgjesit dhe do të mbyllen në ora 19. 
 
GYLTENE SINANI