Mesazhi i Bajramit, Rexhepi bënë thirrje për mirësi dhe tolerancë
Në mesazhin e tij në prag të festës së Fitër Bajramit, kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi, ka dërguar urimin tradicional në emër të bashkësisë fetare islame...

Duke kujtuar rëmdësinë e këtij muaji të madhërishëm që po lëmë pas, në të cilin zbriti libri I shenjtë I slamit, Kurani, kreu I BFI-së përkujtoi se festa gjithashtu ëhstë moment kur duhet të kujtohemi pë rata që kanë më pak se ne e ti bëjmë të ndjehen njësoj me ne.
“Megjithatë, vëllezër e motra, qytetarë të nderuar, nesër kemi festë, festojmë Bajramin e Ramazanit, e cila manifeston kënaqësinë tonë të të qenurit mysliman, besimtar i fesë islame, manifeston krenarinë tonë si dhe falënderimet më të sinqerta drejtuar Allahut Fuqiplotë që na e mundësoi ta përjetojmë tërë atë varg kënaqësishë që arrihen vetëm gjatë këtij Muaji, në të cilin agjëruam e u lutëm për mbarësi e për begati, si në mesin tonë ashtu edhe në mbarë botën. Me këtë shpirt të dëlirë, të vazhdojmë edhe sot, duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke u përqafuar e marrur ngryk si vëllai vëllanë, duke gëzuar sofrën e skamnorëve, duke e shtuar dashurinë dhe përkujdesin për jetimët, për prindërit tanë, për familjet tona. Duke e lutur fuqishëm Allahun Mëshirëplotë që të na e pranojë agjërimin si dhe të gjitha lutjet dhe ibadetet e tjera, ju uroj –Gëzuar për shumë mot Festën e Bajramit të Ramazanit! Paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut xh.sh. qoftë mbi ju”, tha Reusil Ulema Sulejman Ef. Rexhepi, kryetar i BIM-it.
