Maqedoni
Përfaqësimi sipas MO-së, Lika: Inspektojmë institucionet, për pasqyrë të qartë
24.06.2017 15:05
Sekretariati për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, po analizon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore...

Zv Kryeministrit Hazbi Lika informon se në vendet ku do të paraqitet mungesë e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të plotësohet mungesa me punësime të reja.
“Kemi filluar një punë mjaft intensive në lidhje me inspektimin në cdo sector vec e vec për të pa se ku mungon përfaqësimi i drejtë dhe për të bë një plan për të paraqitur para qeverisë për miratim dhe për ta implementu përfaqësimin e drejtë”, tha Hazbi Lika, Zv.Kryeministër.
Në rrjedhë e sipër është edhe programi për sisemimin e administratorëve, të punësuar në bazë të marrveshjes së Ohrit e për të cilët deri më tani nuk është gjetur vend pune.Caktimin e vendit të punës për momentin presin rreth 1800 administratorë.
“Ne kemi caktu një grup punë sipas kompetencave që kanë, njërëz të administratës sipas sektorëve që përfaqësojnë dhe ai grup do të dalë me propozim konkretë duke u bazuar në shumë aspekte. Pikësëpari në shprehje do të vinë profesioni i secilit prej të punsuarve që sa më shumë të përputhim vendin e punës me profesionin që ka i punësuari në administratë dhe kështu që besoj se shumë shpejtë do të dalim më ndonjë program konkret.Do të kontaktojmë më administratorët janë diku 1700-1800 që akoma nuk janë sisitemu dhe besoj se kjo punë do të bëhet shpejt”, shtoi Lika.
Sipas zv kryeministrit Lika, deri më tani nuk është bërë një përputhje adekuate në mes të profesionit të administatorit dhe vendit të punës prandaj sfida e radhës në këtë drejtim , është që për seicilin prej tyre të gjendet zgjidhja adekuate.
Sa më shpejtë që administratorët e pasistemuar, të kycen në procesin e punës në institucionet ku kanë vendime pune, aq më shpejtdo ti shfrytëzojnë benefitet e punës dhe ngriten në karierë, potencon Lika.
FLORIJE BELULI KAMBERI
