Takimi Ivanov – Vuçiq, çështjet e hapura të zgjidhen me dialog
Presidenti i R. së Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd...

Presidenti i R. së Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd deklaroi se të gjitha çështjet ndërmjet dy vendeve rreth të cilave ekzistojnë mendime të ndryshme duhet të zgjidhen bashkërisht përmes dialogut.
Të mos lejojmë që ato çështje të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, sepse, megjithatë, ne jemi fqinjë dhe çka do që të ndodhë mbetemi të jetojmë në këtë hapësirë dhe duhet si fqinjë të mirë të krijojmë praktika të mira për gjeneratat e ardhshme. Presidenti Ivanov tha se me kolegun e tij serb patën takim konstruktiv dhe ishin të pajtimit se çështjet e hapura nuk duhet të politizohen.
Në pyetjen nëse dy presidentët biseduan për promovimin e idesë për treg të përbashkët rajonal, Ivanov tha se kjo do të jetë në kompetenca të dy Qeverive. Dialogu politik ndërmjet dy vendeve pritet të vazhdojë me vizita të ardhshme të presidentit serb Vuçiq në Republikën e Maqedonisë.
Aleksandar Vuçiq ndërkohë, zyrtarisht mori detyrën president i Serbisë. Në ceremoninë në pallatin “Serbia” në kryeqytetin Beograd, morën pjesë rreth 5.000 mysafirë, përfshirë përfaqësues të mbi 60 delegacioneve të huaja.
Vuçiq, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë më 2 prill, tashmë dha betimin si shef i shtetit më 31 maj. Në ceremoni ishin të ftuar mysafirë si nga Serbia, ashtu edhe nga vendet fqinje, SHBA-ja, Rusia, BE-ja, NATO-ja dhe Kina. Sipas të dhënave zyrtare, Serbia nuk ka pritur aq shumë mysafirë të huaj që nga varrimi i Titos në vitin 1980.
