MAQEDONI

Testimi ekstern ka përplasur sot LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-së

02.06.2014 18:43

LSDM ka ftuar për shfuqizim të projektit për testimin ekstern...

LSDM ka ftuar për shfuqizim të projektit për testimin ekstern.

“Qeveria e Nikolla Gruevskit vazhdon të eksperimentojë me projektin testim ekstern në llogari të nxënësve, prindërve dhe kuadrit mësimorë. Projekti edhe këtë vit po zhvillohet në mënyrë kaotike, me parregullsi dhe me qëllim të vetëm për të siguruar nënshtrim dhe kontroll mbi arsimtarët dhe profesorët. Ministria e Arsimit, ashpër shkel Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, ka shkuar deri atje ku publikisht ka shpallur të dhënat private të nxënësve, datëlindjet, emrin, mbiemrin, emrin e babait. Pas një vargu të kritikave nga thuajse e gjithë shoqëria, Ministria e arsimit në vend që të zvogëlojë, ka rritur stresin që më shumë reflektohet mbi nxënësit”, shkruan në kumtesën e LSDM-së.

Eksperimentimi, shtojnë nga LSDM, ka shkuar deri atje që këtë vit publikisht janë shpallur pyetjet për testet, për të gjitha lëndët.Por nga VMRO ka vlerësuar se testimi ekstern është një nga reformat më të mëdha në sistemin arsimor në vend, ndërsa e ka akuzuar LSDM-në se është duke u përpjekur për të arritur pikë politike duke sulmuar këtë projekt.

"LSDM gjatë qeverisjes nuk arriti për të zbatuar reforma të tilla ose ndonjë hap tjetër për përmirësimin e arsimit. Në atë kohë nuk kishte tekste falas për arsimin e mesëm të detyruar, paga të dinjitetshme për mësuesit. Këto janë arritur gjatë viteve të fundit", thuihet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.