Maqedoni

Atmosfer festive në prag të Fitër Bajrami, blerja e ulët për shkak të standardit ekonomik

24.06.2017 17:48

Atmosfer e gallë dhe festive vërhet anekënd tregut 1 ditë para festës së Fitër Bajramit...

Objektivi I kamerës sonë vëren qytetarë të shumtë të cilët blejnë produkte ushqimore për të shtruar tryezën e nesërme por edhe  për të blerë rroba të reja ashtu sic kërkon tradita.Edhe pse standardi ekonomik është I ulët tek ata shihet një entuziazëm për pritje sa më madhështore të festës. 
 
“Populli nuk ka para me rroga të dobta pensione të dobta”…
 
“Çmimet janë të larta sidomos për  perime domate dhe tranguj”…
 
“Para një jave jemi përgaditur bleva që të gëzojë fëminë të japim maksimumin por edhe kemi”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Krahasuar me vitet e kaluara shitja e produkteve shënon ulje thonë shitësit duke fajësuar standardin e ulët qytetarëve.
 
“Sivjet është shitja e dobët në krahasim me vitet e tjera por prap ka lëviyja më pare blenin nga 2 kg tash blejnë vetëm 200 300 gram sigurisht fajtore është gjendja ekonomike”, tha një shitës.
 
Edhe përskaj gjendjes se vështrirë ekonomike të qytetarëve shitësit e bakllavasë thonë se në përgjithsi shitja është në nivel sepse përgaditja e bakllavasë është traditë e cila nuk shuhet tek popullata.
 
“Shesim bakllava dhe kadaif shitja është standarde si cdo vit pengesë është gejndja ekonomike por sërisht mirë”, u shpreh një shitës. 
 
“Tash kam blerë kadaif por tradita jonë është të blejmë bakllava”, tha një qytetar.
 
Festa e Fitër Bajramit pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimit ndaj Zotit.
 
FLUTRA LATIFI