Maqedoni

“Vizion M”, tradita vazhdon fëmijët i gëzohen trenit të “Kandilave të Bajramit”

24.06.2017 18:00

Projekti “Kandilat e Bajramit” I cili tash më është shëndrruar në aktivitet tradicional, u mbajtë edhe sivjet në Çarshi të Shkupit...

Projekti “Kandilat e Bajramit” I cili tash më është shëndrruar në aktivitet tradicional, u mbajtë edhe sivjet në Çarshi të Shkupit, me një program të pasur artistic, vallë, këngë dhe recital të ndryshme u shënua ardhja e Fitwr Bajramit dhe përfundimi I muajit I bekuar tw Ramazanit. Ajo që I gezoi mëshum fëmijët ishte treni I cili i I shëtiti të gjithë të vegjlit nëpër lagjet e Çairit.
 
“Karakteristikë e projektit “ Kandilat e Bajramit është treni I cili parakalon nëpër lagjet e Çairit, treni me fëmij të rastësishëm të cilët vinë prej te xhamia “Mustaf Pasha” dhe stacion përfundimtarë e ka xhaminë “Murat Pasha”. Këtu përgaditët një manifestim kulturorë për fëmijët me disa valle, recital. Njëkosishtë Shoqata Qytetare Edukative “Parimi”, organizojnë panairin e zakonshëm me bizhuteri dhe artstie”, tha Erduan Dauti, Organizator i projektit “Kandilat e Bajramit”.
 
Aktivistet femra përgaditen gjatë gjithë muajit Ramazan, ato punojnë në duar stoli të ndryshme, piktura, dhe gjësende të tjera të cilat ditën e Arifes I shesin dhe mjetet e grumbulluara I dhurojnë për bamirësi.
 
“Faktikishte gjatë muajit të Ramazanit kemi pasur ditë të vecanta ku jemi mbledhur së bashku ne aktivistet femra dhe I kemi punuar të gjitha këto që I shikoni këtu. Vizatimet janë bërë nga një vajzë dhe vizatimet shitet shumë sepse janë të bukura. Shpresojmë të shkojë gjitcka mirë”, tha Fatime Sali, Aktiviste SHQ-Vizion M.
 
Ajo që e bëntë të vacant këtë program është edhe arti kaligrafik në duar, pra lyarja e duarve me kanë e të gjitha femrave të interesuara.
 
“Si të duket program I hapur? Mirë, shumë mirë, erdha tui ngjy duart me kanë. Edhe unë për Ramazan erdhe ta bëj nji lule sepse sot është dita e Arifes. Këta zanat e kam mësuar prej në internet dhe prej shoqes time Nuliferit. Fondet që mblidhen shkojnë për bamirësi dhe bajramitn tjetër kemi program për jetimat, ju bëjmë pako”, tha Aktiviste të SHQ “Vizioni M”.
 
Projektin “Kandilat e Bajramit” për të gjashtin vit rradhaz është mbështetur me mjete financiare nga Qyteti I Shkupit dhe një grup afaristësh të cilët në fund të programit të gjithë fëmijëvëe të pranishëm në këtë event ju shperndanë pako me dhurata.
 
FARIJE DAUTI BKAIU