Maqedoni

VMRO-DPMNE propozim ligj për veprimtarine mjeksore, rritja e pagave te mjekëve dhe specialistëve

24.06.2017 18:06

VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin javën e kaluar paraqiti një projekt-ligj për praktikën mjekësore...

Ne presim që ky ligj të miratohet nga të gjithë deputetët në Parlament për shkak se I njejti do të përfshijë të gjithë mjekët dhe mjekët specialist thonë nga VMRO DPMNE. Ky ligj parashikon paga mjekësore e mjekëve specialist të jetë 100.000 denarë neto, ndërkohë që mjekët e përgjithshëm të paguhen 56.000 denarë.
 
Me këtë ligj ne ofrojmë zgjidhje sistematike që do të përmirësojë cilësinë e personelit të kujdesit shëndetësor ,cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe do të parandalohet  ikjea e trurit të puntorëve shëndetësor jashtë vendit.
 
“Këtë projekt-ligj, të cilin konsiderojmë se do ta votojnë  të gjithë deputetët, më së shumti do të përfitojë shëndetsia e Maqedonisë përmes shërbimeve cilësore për mjekët dhe shumti do të përfitojnë  pacientët por edhe do të ndërtohen mardhënie më të mira mes tyre”, tha Marija Andonova, nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas Vmro dpmne se tani, anëtarët e shumicës parlamentare dhe lsd janë në lëvizje. Nëse në të vërtetë kujdesen për mjekët dhe pacientët, do të mbështesin këtë ligj, kryesisht për shkak të premtimeve parazgjedhore.
 
FLUTRA LATIFI