Maqedoni
Festohet Fitër Bajrami, urime për paqe e dashuri, apele solidariteti
25.06.2017 11:58
Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit,pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtaret muslimanë shqiptare...

Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit,pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtaret muslimanë shqiptare, dhe ata në mbarë botën, po festojnë Fiter Bajramin, festën më e madhe e vitit për të gjithë besimitarët myslimanë.
Ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët janë mbledhur për të falur namazin duke iu lutur Zotit tu pastrojë shpirtin nga e keqja. Manifestimi qëndror në Maqedoni, u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup në orën 5 e 40 minuta.Bajrami është dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke te njeri tjetri andaj dita e Bajramit shëmbëllen si ditë paqeje dhe gëzimi.
“Me këtë shpirt të dlirë të vazhdojmë sot duke ia shtrirë dorën njëri tjetrit duke u përqafuar vëllau me vëllanë ,duke e gëzuar sofrën e skamnorëve duke e shtuar dashurinë dhe përkujdesjen për jetimët, duke u lutur fuqimisht që Allahu të na mëshiroj të na pranoj agjërimin si dhe lutjet dhe ibadetet e tjera, andaj ju uroj gëzuar festën e Bajramit të Ramazanit”, tha Orhan Zendeli, Hafëz.
Pas faljes së Namazit, besimtarët pershendetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre. Festa vazhdoi më pas në shtëpitë e gjithësecilit ku u shërbyet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit. Gjatë muajit të Ramazanit çdo mysliman e ka për detyrim të japë sadakatul-fitrin.
Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.
FLUTRA LATIFI
