Maqedoni

Edhe në Kosovë besimtarët myslimanë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

25.06.2017 12:15

Shënimi i kësaj feste ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë....

Festa e Fitër Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka apeluar të ruhet islami i pastër dhe të mos devijohen parimet e tij.
 
Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimet e Muhamedit a.s nga çdo kush që devijon ato duhet ta ngremë zërin dhe të themi që islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që tashmë i vishet islamit”.Tërnava një mesazh të veçantë ka adresuar edhe për liderët politikë të Kosovës. Ai ka kërkuar nga ata që të lënë anash interesat dhe të punojnë në të mirë të vendit.