Botë

Pakistan, shpërthen kamioni me naftë, mbi 120 të vdekur

25.06.2017 12:58

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Bahavalpur të Pakistanit, ku të paktën 123 persona...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Bahavalpur të Pakistanit, ku të paktën 123 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një kamioni që transportonte naftë.
 
Kamioni cisternë ka dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e shpejtësisë, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.Përveç viktimave, një numër i madh personash janë duke u trajtuar në spital për djegie të shumta në trup.Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se ekziston frika që numri i viktimave të rritet edhe më shumë.